E Martë, 3 Nëntor 2026

Përgjimet e “Sky Ecc”/ SPAK operacion në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, 15 masa sigurie

Një operacion nga SPAK është duke u kryer në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

15 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky ECC ku dhe dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër, tre të tjerë janë arrestuar deri më tani. Katër janë në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›