E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjimet si kalonte drogame tragetin Vlore-Brindizi

TIRANE- Rrjeti i droges mes djemve te Vlores dhe klanit te arrestuar tashme ne Itali Primiceri zbardhet dhe dokumentohet nga pergjimet e prokurorise Italiane te cilat jane publikuar sot ekskluzivisht ne gazeten Shqiptarja.com.

Ne mes te shtatorit 2011 karabinieret italiane prangosen 25 persona mes te cileve 8 shqiptare nen akuzen e trafikut te hashashit heroines dhe kokaines nga Shqiperia ne Itali. Drejtues te ketij klani ishin Salvatore Ezio dhe Osvaldo Primiceri. Qe prej marsit 2008 vellezerit Primiceri operonin me kompanine Transporti Primiceri Vlora te krijuar ne Shqiperi dhe qe zoteronte tragetin e linjes Vlore-Brindizi Veronica Line dhe biznese ne Itali. Pas arrestimit ne Lece te vellezerve Primiceri te akuzuar per drejtimin e organizates se narko-trafikut u sekuestruan edhe 7 kompanite qe zoteronin.

Banda italo-shqiptare transportonte drogen me tragetin e linjes Vlore-Brindizi.

Sipas hetimeve te kryera ne Itali transporti i pasagjereve ishte mbulese per trafikimin e droges qe kalohej nga Vlora per ne Itali dhe rrjeti kriminal ka trafikuar rreth 300 kilograme marijuane dhe 19 kokaine. Droga fshihej ne goma automjetesh qe shkonin ne Itali dhe hetimet nisen pas kapjes se rreth 300 kilograme kanabis ne disa operacione te ndryshme kur u prangosen edhe 11 shtetas shqiptare.

Nder pronat e konfiskuara te vellezerve Primiceri me vlere 20 milione euro mes te cilave trageti Veronica Line dhe 79 automjete te llojeve te ndyshme.
Sipas policise italiane Primiceret ishin nje pike e rendesishme trafiku per drogen qe kalonte nga Shqiperia drejt Italise.

HETIMET
Hetimet nisen ne 24 mars 2009 pas arrestimit ne Brindizi te korriereve Elton Ismaili Robert Jahaj dhe Domenico Bassi te cileve iu gjet rreth 100 kilograme lendesh narkotike tip marijuane. Ne 27 prill 2009 ne Casarano u arrestuan Gramoz Zyko dhe Kreshnik Hysaj qe trasportonin 52 kg marijuane. Ne 27 maj 2009 ne Gioia del Colle Bari brenda gomave te rimorkios se automjeteve ne pronesi te TRASPORTI PRIMICERI u gjet nje ssasi tjeter droge.
Ne 15 korrik 2009 ne Brindisi u arrestuan shtetasit shqiptareAlban Dushku dhe Alfred Gjuzi me 3.78 kilograme heroine.
Ne 23 tetor 2009 ne Brindisi u sekuestruan 143 kg marijuane po brenda gomave te rimorkios se nje mjeti tjeter te TRASPORTI PRIMICERI.
Pergjimet zbulonin edhe nje dergese tjeter prej 50 kg marijuane ne 5 shkurt 2009 ku ishin implikuar shtetasit shqiptare Julian Shabani dhe Eugjen Hysenaj dhe lenda narkotike ishte pergatirur nga Elton Ismaili prane depove te vellezerve Primiceri ne Casarano sipas telefonatave mes Elton Ismailit dhe Skender Gockajt.
Me pas dilnin ne drite emrat e shtetasve shqiptare Erjon Sadikaj Roni ose Viron dhe Nurce Kafilaj Liro te interesuar per te shperndare ne provincen e Romes lende narkotike permes vellezerve dhe Skender Gockaj sipas pergjimeve telefonike u be e mundur rindertimi i skemes se dorezimit te dy dergesave me marijuane nga vellezerit Primiceri dhe Sklender Gockaj dhe Erjon Sadikaj respektivisht ne 25 shkurt 2009 dhe 11 mars 2009.

Nderkohe edhe dergesa prej 143 kilograme marijuane sekuestruar ne Brindizi ne 23 tetor 2009 ishte destinuar per Erjon Sadikajn. Pergjimet e bisedave telefonike dokumentonin se ne 17 prill 2010 ne Rome shtetasit shqiptare Sadikaj dhe Kafilaj rrembyen dhe I hoqen lirine personale shtetasit Italian Luigi Primiceli qe te detyronin Skender Gockajn Neri tu dorezonte nje ngarkese marijuana rreth 184 kilograme qe Erjon Sadikaj e kishte porositur dhe paguar ngarkese se qe do ti dorezohej atij.

VELLEZERIT PRIMICERI EDHE SHOFERE TE DROGES
Sipas pergjimeve te bisedave telefonike mes shtetasve shqiptare qe vepronin ne Itali per trafikun e narkotikeve binte ne sy figura e Elton Ismailit trafikant droge mes Shqiperise dhe Italise. Ai kishte kontaktuar drejtperdrejt ose nepermjet nje kusheriri te paidentifikuar-me subjekte ne Shqiperi per te importuar ne Itali sasi te medha lendesh narkotike. Transferimi i tyre drejt Italise i ishte ngarkuar shtetasit shqiptar Skender Gockaj i ashtuquajtur Neri i cili do te bente veprimet operative nga porti permes lidhjes me vellezerit italiane Luigi Salvatore Ezio dhe Osvaldo drejtues te firmave te transportit ne Itali dhe Shqiperi dhe qe kujdeseshin per transportin dhe magazinimin e droges ne depot e tyre ne Casarano e Surbo dhe qe me pas shperndahej neper Itali. Lenda narkotike futej ne Itali e fshehur ne gomat e mjeteve motorrike te firmes PRIMICERI TRASPORTI dhe Primiceret kujdeseshin per transportin ose vete ose me ane te shofereve te caktuar prej tyre.

Gazeta zbardh sot gjithashtu dhe detajet e rrembimitme 17 prill 2009 te Luigi Primicerit nga dy shqiptaret Erjon Sadikaj dhe Kafilaj Nurce dhe kercenimet e ketyre te fundit se nuk do ta lironin derisa te behej dorezimi i ngarkeses se droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›