E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Kapitaneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 10:30 datë 21 maj.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 22 maj.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›