E Martë, 3 Nëntor 2026

Malaj pret përfaqësuesen e BB-së: Në fokus energjia e rinovueshme dhe mbrojtja e mjedisit

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në një takim drejtoren për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore, Xiaoqing Yu.

Gjatë takimit, ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Bankës Botërore, veçanërisht në mbështetjen për zhvillimin e sektorëve prioritarë të ekonomisë.

“Portofoli i bashkëpunimit me Bankën Botërore përfshin një sërë instrumentesh financiare të rëndësishme, mes të cilave spikat mbështetja buxhetore”, deklaroi Malaj.

Ai theksoi se përmes këtij instrumenti është siguruar së fundmi Huaja e Dytë e Politikës së Zhvillimit për Shqipërinë, me vlerë 120 milionë dollarë, një mbështetje e konsiderueshme për reformat strukturore dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas ministrit Malaj, në fokus të bashkëpunimit të mëtejshëm janë zhvillimi i sektorit të energjisë së rinovueshme, rritja e eficiencës energjetike, mbrojtja e mjedisit, si dhe ulja e emetimeve të karbonit, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për një ekonomi të gjelbër dhe të qëndrueshme.

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›