E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkujtohet 36-vjetori i ekzekutimit të poetit antikomunist Havzi Nela

Në Shqipëri shënohet 36 vjetori i ekzekutimit për motive politike nga diktatura komuniste e poetit dhe mësuesit kuksian, Havzi Nela.

Havzi Nela u dënua me varje në litar më 10 gusht të vitit 1988 nga regjimi komunist, vetëm dy vjet para shembjes së diktaturës, e cila mbajti për gati 50 vite Shipërinë të izoluar.

Poeti u dënua nga regjimi i kohës, me akuzën se ishte armik i betuar i pushtetit komunist, pasi u burgos për 21 vite në burgjet më famëkeqe të kohës.

Havzi Nela u ekzekutua sepse foli hapur kundër ndalimit të fesë, kolektivizimit në fshatin shqiptar.

Bashkë me bashkëshorten, Nelaj tentoi të arratisej nga Shqipëria, por nuk ia dolën dot, duke u dënuar nga regjimi komunist.

Si një poet i spikatur, Havzi Nela la pas dhjetëra dorëshkrime, që më pas u botuan disa libra, të cilët jetësuan jo vetëm vargjet e tij poetike por edhe idealet e tij të sinqerta dhe antikomuniste.

Pas vdekjes, Havzi Nela u shpall “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, në qyteti e Kukësit u vendos bustin  ndërsa disa shkolla mbajnë emrin e tij.

Gazetare Flutura Tota

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›