E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjirokastra me nivel të ulët kriminaliteti

Bashkëpunimi si dhe  rritja e kontrolleve në territor  për zbulimin e paligjshmërisë, po sjellin edhe një ulje të krimeve në Qarkun e Gjirokastrës.  Drejtuesi i Policisë së qarkut Ardian Cipa tha për RTSH se kjo gjë ka ardhur nga vendimet e duhura që kanë dhënë  institucionet  ligjzbatuese si policia, prokuroria e gjykata. 

Teksa ka bërë një bilanc të punës 6 mujore të institucionit që drejton, zoti Çipa thotë se se qarku Gjirokastër ka një nivel të ulët të krimeve kundër personit.
 
Sa i përket kultivimit të kanabisit, Çipa thekson që rastet e kultivuara janë gjithnjë e më të pakta. Ai thotë se ambicia për këtë vit është që ky qark të hiqet përfundimisht nga harta si një njollë problematike.

Sipas të dhënave të fundit territori i Qarku të Gjirokastrës rezulton i pastër nga kultivimi i bimëve narkotike. 

Ndërkaq ministria e brendshme ka nisur aksionet si nga ajri dhe nga toka përsa i përket zbulimit të sipërfaqeve të mbjella me bime narkotike.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›