E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkujtohet Kongresi i Përmetit

TIRANË, 24 maj /ATSH/Kongresi i Përmetit konsiderohet një nga ngjarje që ka lënë gjurmë në historinë e vendit.

Mbajtur më 24 maj të vitit 1944, Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare, riformatoi vendimet dhe idetë paraprake qe ishin hedhur në Konferencën e Pezës në shtator të vitit 1942.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, u mbajt sot një ceremoni organizuar nga Bashkia Përmet ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule te “Ushtari i Panjohur” në qendër të qytetit.

Përfaqësues të pushtetit vendor, historianë, veteranë lufte dhe qytetarë iu bashkuan kësaj ceremonie në kuadër të së cilës u realizua edhe një vizitë në sallën ku është mbajtur Kongresi ku një pjesë e saj është kthyer në Pavionin e Luftës. Ky pavion është i hapur dhe mirëpret çdo ditë vizitorë.

Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare filloi punimet më 24 maj 1944 në Përmet dhe njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi i Përmetit ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë shqiptare të pasluftës dhe në kujtesën e mbarë popullit shqiptar. /e.i/ /a.g/

Nga ceremonia përkujtimore e 24 majit, Ditës së Kongresit të Përmetit 1 nga 22

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›