Përkujtohet masakra e Borovës, 82 vite më parë nazistët gjermanë ekzekutuan 107 persona

82 më parë do të shënohej masakra më e madhe e nazistëve gjermanë kundër popullsisë civile shqiptare. Njëri nga divizionet gjermane dogji fshatin Borovë të Kolonjës duke vrarë 107 persona mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë.
Në këtë 82-vjetor të masakrës së Borovës, gjermani Ulrich Chilian tregon se kjo është e disata herë për të në Borovë, pasi ndjen të kërkojë falje edhe në emër të popullit të tij
“Vij nga Gjermania, është hera ime e 4-ët në Borovë, është faji i gjermanëve për këtë që ka ndodhur dhe në kujtim të viktimave vij për t’i nderuar. Përpiqem të kërkoj falje në emër të popullit gjerman edhe pse është e vështirë, por tani ne jemi miq dhe do jemi miq përgjithmonë”, thotë Chilian.
Dy nga të pranishmit në këtë përvjetor tregojnë se u janë vrarë motra vëllezër e të afërm.
Viktimat e masakrës së Borovës kanë marrë titullin “Dëshmorë të Atdheut” ndërsa çdo 6 Korrik, familjarë dhe zyrtarë shtetërorë përkujtojnë këtë masakër dhe veprën e tyre./vizionplus.tv