E Hënë, 2 Nëntor 2026

U arrestuan dy ditë më parë në Shkodër, dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur tritol! Policia i gjen silenaciator dhe kokainë

Mikelian Toma, 32 vjeç, dhe David Simoni, 34 vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli.

Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, por të rinjtë janë larguar me shpejtësi.

Policia i është vënë pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje janë kapur pranë “Varrezave të Dëshmorëve”.

Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e mjetit ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar.

Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur tritol, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.

Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunëtorë.

Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.

Pas kapjes së tyre, policia ushtroi kontroll te të 2 makinat e tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›