E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyset makina në Tepelenë, humb jetën drejtuesi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Njoftimi:

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›