E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Berisha në Durrës: Qeveria braktisi 600 familje nën ujë, vodhi fondet dhe refuzoi të shpallë gjendjen e emergjencës

Durrësi ishte ndalesa e rradhës e foltoreve të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i selisë blu u ndal edhe tek përmbytjet e javëve të fundit duke u shprehur se, qeveria braktisi 600 familje nën ujë, vodhi fondet e kanaleve dhe refuzoi të shpallte gjendjen e emergjencës.

“Ne kemi arritur në një stad, në një moment të paimagjinueshëm. Këta që qeverisin sot shqiptarët, ju garantoj se këta sillen si pushtuesit më të egër që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë. Mund të ishte një pushtues këtu, por po të përmbyteshin 600 familje, do bënte planin e emergjencës dhe tek secili do bënte një ndihmë. Asnjë. As emergjencën nuk e shpalli. Sepse ligji i emergjencës është i domosdshëm, që qeveria të marrë fonde dhe t’ua japë të dëmtuarve. Pa ligjin e emergjencës qeveria nuk vepron dot”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Miqtë e mi, Durrësi dy muajt e fundit ka nxjerrë në pah të gjithë shëmtinë, të gjithë fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti dhe kësaj qeverie. Ne shqiptarët e kemi një fjalë të vërtetë: miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Durrësi, këto muajt e fundit, qyteti i ri dhe i vjetër, rrethinat, kanë njohur përmbytjet pothuaj apokaliptike, të papara ndonjëherë.

Ka njohur më keq se kaq, injorimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Mashtrimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Cinizmin ekstrem nga pushteti dhe qeveria.

Përmbytjet, natyrisht, të shkaktuara nga shirat, por po kaq, nga korrupsioni, nga vjedhja e fondeve të përcaktuara për pastrimin e kanaleve, për tërheqjen, evakuimin e ujrave nga hidrovorët dhe sistemi i kanalizimeve.
A ka njeri të ketë pësuar gjënë më të vogël, ta quajmë sabotim është pak, se të përmbysësh 600 familje, t’u fusësh ujin dhe t’i lësh ato me ditë të tëra, është një krim i shëmtuar i shumëlloj. A dha kush llogari për këtë që ndodhi? Askurrëkush!

Kush i vodhi paratë e kanaleve, 42 milionë për pastrimin? Kush e spostoi hidrovorin në kundërshti me të gjitha kondicionet e hidrovoreve, nga aty ku ishte e ngriti 1.2 metër më lartë? Kush i vodhi pompat e hidrovorit të Hamallës? Që të gjitha pronësi shtetërore, të mbrojtura, të vjedhura nga vet shteti.

Pra, ku jemi ne?

Ne kemi arritur në një stad, në një moment të paimagjinueshëm. Këta që qeverisin sot shqiptarët, ju garantoj se këta sillen si pushtuesit më të egër që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë. Mund të ishte një pushtues këtu, por po të përmbyteshin 600 familje, do bënte planin e emergjencës dhe tek secili do bënte një ndihmë. Asnjë. As emergjencën nuk e shpalli. Sepse ligji i emergjencës është i domosdshëm, që qeveria të marrë fonde dhe t’ua japë të dëmtuarve. Pa ligjin e emergjencës qeveria nuk vepron dot.

LEXO EDHE: Foltorja në Durrës, Bylykbashi: Me qeveri teknike, PD fiton

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›