E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytjet në Bosnje, gruaja që shpëtoi bashkëshortin dhe vajzën nga vërshimet, vjehrra ende e zhdukur

Lejla Zalihiq u hodh nga kati i tretë i shtëpisë së saj, notoi tri kilometra nëpër përrua. E gjithë kjo për të shpëtuar vajzën e saj 13-vjeçare, të cilës iu rrezikua jeta gjatë përmbytjeve katastrofike që përfshiu Buturoviq Poljne të Bosnjës.

Të gjithë familjes e mori rrjedha e vërshimeve të përmbytjes, teksa banesa u shkatërrua plotësisht.

Pa orientim dhe me shumë lëndime në natën e errët, ata shpëtuan pas më shumë se tri kilometra largësi në liqenin e Jabllanicës.

Lejla ka plagë në fytyrë dhe jo vetëm, ndaj po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë bashkëshorti dhe vajza janë mirë, teksa kërkimet për vjehrrën e Lejlës vijojnë ende./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›