E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, Victor Ambros dhe Gary Ruvkun vlerësohen për zbulimin e mikroARN

Çmimi Nobel në mjekësi u dha këtë vit për zbulimin e mikroARN, një avancim shumë i rëndësishëm në fushën e biologjisë molekulare.

Shkenctarët Victor Ambros dhe Gary Ruvkun kontribuan në kuptimin e mënyrës se si rregullohet aktiviteti i gjeneve, çka ka pasoja të mëdha për zhvillimin dhe funksionimin e organizmave.

Çmimi u nda sot në Stokholm , ndërsa gjetjet e tyre hapën dyer të reja për hulumtime të mëtjshme. Zbulimi pritet të shërbejë në mjekësi, sidomos në trajtimin e sëmundjeve të rënda si kanceri.

Ambros, i cili kreu kërkimin në Harvard, tani është profesor në Universitetin e Massachusetts, ndërsa Ruvkun vazhdon punën e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe në Harvard.

Çmimi Nobel në Mjekësi vitin e kaluar iu dha Katalin Karikó dhe Drew Weissman për punën e tyre mbi vaksinat mARN, të cilat luajtën një rol kyç në luftën kundër COVID-19.

Ndërkohë pjesa tjetër e Çmimeve Nobel 2024, lidhur me avancimet në fizikë, kimi, ekonomi, letërsi dhe drejt paqes, do të shpallen gjatë javës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›