E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Durrës/ Situata drejt përmirësimit, uji tërhiqet nga rrugët e qytetit

DURRËS- Situata e përmbytjeve në Durrës po shkon drejt përmirësimit. Uji ka filluar të tërhiqet nga rrugët e qytetit.

Motopompat e emergjencave po largojnë ujin nga banesat në zonën e Ish-Kënetes, e cila ishte prekur më rëndë.

Megjithatë, në këtë zonë uji vazhdon të jetë i pranishëm në disa banesa dhe oborre, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Ndërkohë, janë ngritur grupet e punës për konstatimin e dëmeve dhe marrjen e masave të nevojshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›