E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet/ 22 banesa përfitojnë nga projekti i rehabilitimit, punimet përfshijnë rikonstruksionin e plotë

Bashkia e Përmetit, në kuadër të programit për përmirësimin e banesave ekzistuese dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, prej disa muajsh po zbaton projektin e rehabilitimit të banesave për familjet me kushte të vështira ekonomike në qytet. Sipas Drejtoreshës së Shërbimit Social, Arjana Papapano, ky projekt ka qenë një mbështetje e rëndësishme për familjet në nevojë ndër vite.

“Bashkia Përmet ka lidhur kontrata për të strehuar në banesat sociale rreth 23 familje të cilët kanë lidhur kontratë me bashkinë e Përmetit dhe përfitojnë këtë banesë duke paguar këstet mujore sipas kushteve të marrëveshjes që është bërë”, deklaroi Arjana Papapano, Drejtoreshë e Shërbimit Social në Përmet.

Papapano bëri me dije se për këtë fazë të projektit kanë aplikuar rreth 45 familje, ndërsa përfituesit janë përzgjedhur bazuar në kriteret sociale të përcaktuara.

“Gjithsej kanë aplikuar 45 familje, por janë përzgjedhur familjet që kanë qenë më vulnerabël dhe kanë pasur probleme më të shumta në shtëpitë e tyre. Komisioni i strehimit ka cerifikuar çdo kërkesë dhe ka vendosur që 22 familje të përfitojnë nga ky projekt”, shtoi  Papapano.

Bashkia e Përmetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke hartuar projekte të ndryshme sociale, me synim krijimin e kushteve sa më të mira të jetesës për banorët.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›