E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy automjete në Fier, plagoset një grua

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan-Mbrostar.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Ford “dhe një “Range Rover”. Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip “Ford”.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›