Përplasen dy makina në aksin Fier-Vlorë, plagoset këmbësori

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin e vjetër Levan-Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur.
I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Reklamë
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njofton policia.
/vizionplus.tv