Përplasen dy mjete në rrugën e Aeroportit të Rinasit, humb jetën shoferi
Përfshihen në përplasje 2 automjete, një prej drejtuesve humb jetën, tjetri mbetet i plagosur. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën drejt Aeroportit të Rinasit.
Nga përplasja e 2 automjeteve ka humbur jetën 31-vjeçari Albert Shtia dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi tjetër Leon Kaza.
Mësohet se në përplasje janë përfshirë automjeti tip “Benz” dhe mjeti tip “Volksëagen”. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit tip “ Benz” Leon Kaza ndodhet jashtë rrezik për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentin, por dyshohet të ketë qënë rrëshqitja nga lagështia si pasojë e shirave.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
