E Diel, 1 Nëntor 2026

Polemikat rreth filmit “American Sniper”, nxit dhunën ndaj myslimanëve

Publikimi i filmit “American Sniper” ka çuar në rritjen e kërcënimeve kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë një grup arabo-amerikan për të drejtat civile.

Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit, i ka shkruar letër regjisorit Clint Eastwood dhe aktorit Bradley Cooper. Filmi i tyre bazohet në shërbimin e ushtarit amerikan, Chris Kyle, në Irak, nga viti 2003 deri më 2009.

Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit ka thënë se “shumica e kërcënimeve të dhunshme që kemi parë gjatë disa ditëve të kaluara, janë rezultat i asaj se si janë përshkruar arabët dhe myslimanët në filmin American Sniper".

Organizata, e cila e përshkruan veten si organizata më e madhe e të drejtave të arabëve në SHBA, ka thënë se ka mbledhur qindra mesazhe të dhunshme kundër amerikanëve arabë dhe myslimnanë, shumicën e tyre nga Facebook-u dhe Twitter.

Regjisorit Eastwood dhe aktorit Cooper u është bërë thirrje që të flasin kundër mesazheve të tilla, në përpjekje për të reduktuar retorikën e urrejtjes.

“American Sniper” ka qenë hit i madh në Amerikën e Veriut, duke kaluar të gjitha parashikimet për shikueshmëri. Ai ka fituar 90 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes – një shumë rekorde kjo për muajin janar. Filmi po ashtu ka gjashtë nominime për Çmimin Oscar.

Ai megjithatë, ka shkaktuar polemika. Disa e kanë përshëndetur portretizimin e ushtarit Kyle si hero të luftës, por të tjerët e kanë kritikuar atë për lartësim të dhunës dhe për qëndrimin e Kyle ndaj viktimave.

Kyle ka shërbyer katër turne në Irak dhe ka vrarë mbi 160 njerëz, duke u bërë snajperisti më vdekjeprurës në historinë amerikane.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›