E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset me murin rrethues, humb jetën drejtuesi i automjetit në Shkodër (EMRI)

Një aksident me një viktimë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:25 në një rrugë dytësore në aksin rrugor “Shtoj- Ish-Reparti Ushtarak”.

Naim Kurtoviq ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues. Fatkeqësisht drejtuesi nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Shkodër / Informacion paraprak.

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj -Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›