E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasi me makinë 42-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari në Berat

Policia Rrugore e Beratit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se përplasi me automjet një biçiklist dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ndodhi më 8 mars në aksin “Dimal–Berat”, ku 19-vjeçari H. M., banues në fshatin Vërtop të Poliçanit, me automjetin tip “Fiat” përplasi biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, dhe më pas u largua për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Policia arriti ta identifikojë dhe ta kapë autorin e dyshuar, ndërsa automjeti u gjet dhe u sekuestrua.
42-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›