E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi 40-vjeçar

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. Ai goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se 40-vjeçari, Abdyl Bodlli  ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin, Besnik Koldashin, i njohur ndryshe si Azem Koldashi.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

“Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.

Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentative”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›