E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thatësira ul prodhimin e ullirit – Fermerët humbin të ardhura, paralajmërohen çmime më të larta

Thatësira e tej zgjatur dhe temperaturat e larta kanë përgjysmuar prodhimin e ullinjve në zonën e Dushkut në Lushnjë. Fermerët shprehen se një pjesë e ullinjve nuk e kanë arritur rendimentin e pritshëm dhe toka e thatë nuk lejon as hedhjen e plehrave ushqyes.

“Prodhimi është i dobët dhe nuk mund të krahasohet me vitin e shkuar. Nëse thatësira do të vazhdojë, kjo do të na penalizoj me përdorimin e plehrave për vitin e ardhshëm”, u shpreh fermeri Agim Kadiu .

Kadri Gaxho, specialist pranë AREB Lushnjë, e cilëson alarmante uljen me 50% të prodhimit krahasuar me vitin e kaluar, gjë që do të sjellë më pak të ardhura për fermerët.

“Klima e këtij viti nuk ka qenë ë përshtatshme dhe kjo reflektohet në uljet e prodhimit në terren. Nga ngarkesa është më e ulet dhe si faktor ndikon koha, temperatura etj.”, tha Gaxho.

Mungesa e prodhimit pritet të shoqërohet me rritje të çmimit, me prodhuesit që synojnë ti shesin ullinjtë dhe vajin me dyfishin e vitit të kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›