Përplasje mes deputeteve për programet në Quo Vadis: Nuk krahasohemi me ju

“Lista të reja, telashe të vjetra”, kjo ka qenë tema e emisionit Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj, këtë të enjte në Vizion Plus.
Të ftuara në studio kandidatja e PS, Blerina Gjylameti dhe ajo e PD, Dhurata Çupi janë përplasur me njëra-tjetrën në momentin që moderatorja Borakaj ka pyetur se cili është programi i mazhorancës nëse merr një mandat të katërt.
Deputetja e PS Gjylameti tha se programi po vijon të përgatitet dhe brenda pak ditësh do të jetë gati dhe do të prezantohet nga kryeministri Rama. Sipas saj sërish fokursi do të jetë te ekonomia, rrogat, shëndetësia, arsimi dhe mbi të gjitha integrimi në BE.
Ndërkohë deputetja demokrate Çupi tha se PS ka akoma pa përmbushur premtimet e bëra në vitin 2013-ët, dhe me ironi shtoi se shqiptarët presin ende shëndetësinë falas.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zonja Gjylameti, a ka një program të prekshmë për shqiptarët qeveria juaj nëse mer mandatin e katërt?
Gjylameti: Programi jo vetëm që është, por është duke u konsoliduar deri në fund. Kryeministri ka nxjerrë disa nga pikat, do ta shikoni ditët në vijim programin e PS. Ndryshe nga opozita që duhet të ketë si kartën e fortë programin, ne kemi dy momente, së pari llogaridhënien, dhe pastaj programi se çfarë kërkojmë. Programi jo vetëm që ekziston, por është vijimësi. Nëse kemi pikë kryesore është Shqipëria në BE, që lidhen me drejtësinë, ekonominë, bujqësinë, infrastruktura, politika sociale, mundësitë e barabarta, mbështetja në çështjet në nevojë, arsimi, çështjet e pensioneve. Çfarë është e rëndësishme për mua është se sot jemi në kushte më të mira se dje. Sot që flasim kemi të ardhura të larta, duke patur rritje të të ardhurave, rriten punësimi, rritet fondi i pensioneve, por edhe programi për arsimin që është vakti mbas shkolle për fëmijët.
Borakaj: Pse nuk është bërë në 12 vite?
Gjylameti: Kur erdhëm në 2013-ën, ne kishim një ekonomi në kolaps, një borxh publik mbi 80%, një skemë pesnionesh në faliment. Kishe sektorët e ekonomisë që nuk ishin performues, kishit rrugët e lëna rrugëve, të pafinancuara. Kishe probleme të energjisë elektrike. Nëse dikur flisje për pagën minimale 240 mjë lejë, sot është 400, në janar kalon 500.
Borakaj: Në Greqi është 880 euro paga minimale, pse duhet të vijë një emigrant shqiptar që jeton në Greqi kur çmimet i ka më të lira?
Gjylameti: Se në Greqi janë taksat më të larta. Në Greqi e ke 25% për pagat mbi 800 euro. Para se të nismim që të bësh politika sociale, duhet të kesh ekonomi të zhvilluar dhe të qendrueshme. Sot kemi një borxh publik në shifrat 55%. Ne sot nuk marrim borxh për të mbyllur borxhin, por për investime. Eksportet janë trefishuar, bujqësia ecën përpara.
Borakaj: Bujqësia dhe blegtoria janë në rënie?
Gjylameti: Mjafton të flasim për tokat që ujiten, mund të them shumë gjëra që jemi më mrië.
Çupi: E mban mend PS-në që erdhi me program në 2013-ën dhe janë me të njëjtin program. Këto janë gënjeshtra pjesa tjetër. Programi i PS në 2013 ishte shëndetësi falas, e kemi sot? Jo. E dyta legalizimi, falas, legalizime në vitin e parë. Jemi në të njëjtin nivel si në vitin 2013. Janë tre fushata ku shkohet 1 muaj para, diku jepet legalizim trualli jo objekti, diku objekti jo trualli. Çështjet e pronës në përgjithësi janë në degradim. S’kemi çertifikata legalizimesh, s’kemi prona të kthimit të ish-pronarëve. Ne kemi 24 orë ujë progrmai i PS në 2013-ën, sot nuk e kemi. Ne kemi luftën e tmerrshme me korrupsionin thoshtë Rama në 2013-ën, sot jemi vendi më i koprruptuar. Niveli i korrupsionit të Shqipërisë është i pakrahasuar. Pra këta nuk kanë zbatuar programin e 2013-ës.