E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje para Kryeministrisë në protestën e PD, 18 arrestime dhe 11 policë të lënduar

Më 24 janar 2026, Partia Demokratike organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Gjatë zhvillimit të tubimit, disa pjesëmarrës kundërshtuan punonjësit e Policisë së Shtetit dhe hodhën lëndë djegëse (molotovë), duke shkaktuar dëmtime.

Si pasojë e veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kryen veprime të kundërligjshme:

18 u arrestuan në flagrancë;

17 procedohen penalisht;

2 shpallen në kërkim.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

L. B., K. B. dhe G. B., për “Kundërshtim të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›