E Premte, 6 Nëntor 2026

Përplasjet Rama-Veliaj, Bushati: Të dyja palët janë të pandershme!

“Lufta Rama-Veliaj, a rrezikon të përçahet PS-ja?” Kjo është tema e diskutuar këtë të enjte në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Analisti Andi Bushati ngriti dyshime mbi raportin mes qeverisë dhe SPAK-ut.

Ndërkohë, analisti Dritan Hila tha se thelbi i problemit të Veliajt është politik në këtë moment.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Bushati: Nëse kryeministri sillet edhe si drejtor burgu dhe të shantazhon, ky është problemi. Unë s’kam pikë gjynahu për Veliajn. Po si mund të rrëmbehet në atë lloj mënyre?

Hila: Thelbi i problemit të Veliajt është politik në këtë moment. Se ne kemi rastin e Fatos Nanos, e çuan me banditët më të mëdhenj të Tiranës, asnjëherë nuk tha asgjë. Veliaj po harxhon kohë, mund dhe letër.

Bushati: E ke shumë mirë. Kemi të njëjtat kushte në burgje që atëherë. Dihet se kush e ka frymëzuar SPAK-un për ta futur Veliajn.

Lala: A duhej futur Veliaj në burg?

Bushati: Jo për bre*ët e Ajolës. Ka gjëra të tjera. Na lind një problem tjetër. A ka SPAK-u, a i shantazhojnë të burgosurit e SPAK-ut nëpër burgje? Se nëse ai pretendon se është shantazhuar, kështu mund të jetë shantazhuar edhe Agasi… Nëse Rama thotë që, nëse s’më dorëzon bashkinë, do të hapen çështje të tjera, atëherë kush do t’ia hapë këto, a është SPAK-u? Kjo është një luftë ku të dyja palët janë të pandershme. Veliaj, para 6 muajsh, vetëm për lobimin amerikan ka paguar gjysmë milioni dollarë për çështjen e vet. Ramës i duhet bashkia, para zgjedhjeve, t’ia kontrollojë potencialet. Është punë parash që prodhojnë vota.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›