E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përtej Kufijve”/ Sot në 18:00 në Fax News, emisioni që sjell zërin e shqiptarëve kudo në botë

Nis këtë të diel në Fax News emisioni i përjavshëm që sjell rrëfime nga shqiptarët kudo në botë.

Nën moderimin e Malbora Gurrës, emisioni sjell histori personale, sfida dhe suksese që pasqyrojnë jetën e bashkëkombasve jashtë kufijve.

“Përtej Kufijve” synon të lidhë publikun me realitetin e shqiptarëve dhe të sjellë “zërin shqip” në një format emocional por mbi të gjitha autentik.

Emisioni do të krijojë një urë të re komunikimi mes diasporës dhe publikut, duke treguar se si shqiptarët jashtë vendit ruajnë gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre.

Mos humbisni puntatën e parë, sot në 18:00, në Fax News.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›