E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkaqeni bie në rrjetat e peshkatarëve të Borshit, rreth 2 m i gjatë

Një peshkaqen i tipit “dhelpër”, me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë afro 35 kilogramë, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Borshit.

Kapja e tij ka ngjallur interes të madh mes banorëve dhe pushuesve të zonës.

Menjëherë pas nxjerrjes në breg, dhjetëra persona u mblodhën për ta parë nga afër dhe për të fotografuar peshkaqenin. Peshkatarët shprehen se, ndonëse Deti i Jonit është i pasur me specie të ndryshme, raste të tilla mbeten të rralla.

Ky episod ka shtuar diskutimet mbi praninë gjithnjë e më të shpeshtë të peshkaqenëve në bregdetin jugor, duke e bërë kapjen e fundit një ngjarje të veçantë për komunitetin lokal.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›