E Martë, 3 Nëntor 2026

Pjerin Ndreu flet pas daljes nga SPAK: U thirra si person nën hetim për shpërdorim detyre

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu po hetohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria Antikorrupsion.

Ai hyri brenda ambienteve të SPAK, rreth orës 10:00, ku qëndroi përreth një orë ndërsa tha se kallëzimi është depozituar nga Partia Demokratike Lezhë.

Vizion Plus mësoi përmes burimesh se padia është depozituar në SPAK në vitin 2023 në lidhje me trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin ne periferi.

Ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së dhe bashkia nuk kishte të drejtë që të kryente punime.

Kryebashkiaku socialist e pranoi që po hetohet për procedurat në lidhje me ndërtimin e këtij trotuari, por që sipas tij ai iu dha një zgjidhje qytetarëve të tij.

“Zero shkelje procedurash, zero korrupsion e dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord që të bëjmë trotuare dhe t’u shpëtojë jetën qytetarëve. Jemi në proces dhashë shpjegimet e mia. Shpërdorim detyrë në cilësinë e personit në hetim… Është kallëzim politik, nuk ka të bëjë më korrupsionin dhe as shkelje të barazisë në tendera.

Kemi zgjidhur një problem madhor, por si ka shkuar përshtat PD-së së Lezhës. Jam person në hetim po nuk jam i akuzuar”, tha ai.

 

Në lidhje me një humbje të mundshmë të mandatit, Ndreu përgjigjet:

“Pse e paragjykon lënien e mandatit?! Nuk ka lidhje me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është shërbim ndaj komunitetit. Shpërdorimi i detyrës kërkon zgjerimin e fitimeve për vete një dem shteti apo tjerëve, gjë që nuk ekziston. Sa herë do të më thërrasë jam këtu. Do të më kenë sa herë të duan do vij më dëshirë. Jam mbështetës publikisht i kësaj prokurorie. Nuk qahem pse më thirren, pse më bënë”.

 

Kjo është hera e parë që Ndreu paraqitet në Organin e Posaçëm të Akuzës, por Ndreu garantoi se do të paraqitet sa herë të thirret nga prokuroria.

Në mars të këtij viti, Gjykata Kundër Korrupsionit e Krimi të Organizuar dënoi paraardhësin e tij në po të njëjtën detyrë, Fran Frrokaj. Ky i fundit u dënua me shpërdorim detyre me 2 vjet burg për tjetërsimin e 66 hektarë tokë te Rana e Hedhun./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›