E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestojnë mjekët në veri, kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës

Pas bastisjes  së policisë se Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për armë, puntorët shëndetësorë kanë  protestuar para qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori i Qendrës dhe kryetar i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha gjatë tubimit se blutë  kishin  hyrë në ambientet e institucionit dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare,  duke kërkuar dokumente identifikimi dhe informacione mbi numrin e punetorëve.

Ellek theksoi se nuk do të ketë integrim të sistemit shëndetësor dhe arsimor të Serbisë në atë të Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është parashikuar në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne nuk kemi ku të shkojmë; kjo është shtëpia jonë dhe detyra jonë është të qëndrojmë pranë pacientëve. Kjo është një porosi për institucionet ndërkombëtare se këto janë vijat e kuqe që ata kanë garantuar se nuk do të kalohen”, tha Ellek.

Kreu I listës serbe kërkoi ndërhyrjen e EULEX dhe KFOR për të ndaluar veprimet e policisë ndaj institucioneve paralele./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›