E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar në Tiranë, në pranga 3 të rinj

Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. 3 persona akuzohen se kanë goditur me sende të forta 21-vjeçarin, i cili është dërguar në spital.

Në pranga përfunduan Florjan Faslia, 18 vjeç, Mentor Daja, 21 vjeç dhe Samuel Tahiraj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi”.

Ata akuzohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›