E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Hëna e Zezë”, fenomeni i rrallë do të shfaqet këtë fundjavë

” Hëna e Zezë “, fenomen i rrallë që ndodh gjatë hënës së re, do të shfaqet këtë fundjavë, më 23-24 gusht. “Hëna e zezë” është një term astronomik jozyrtar që përdoret për të përshkruar dy raste të rralla në fazën e hënës së re: kur ndodhin dy hëna të reja brenda të njëjtit muaj kalendarit; si dhe kur ka katër hëna të reja brenda një stine, hëna e tretë e re e asaj periudhe quhet “hënë e zezë”.

Këtë të shtunë, do të kemi hënën e tretë të re të verës, dhe për këtë arsye një “hënë të zezë”. Hëna e katërt e re pritet më 21 shtator, një ditë para fillimit zyrtar të vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës në hemisferën veriore).

Hëna është afërsisht e vendosur midis Tokës dhe Diellit, kështu që lind dhe perëndon me Diellin, duke mbetur në qiell gjatë ditës dhe jo natën. Prandaj, hëna nuk është e dukshme në qiellin e natës. Kjo e bën “hënën e zezë” një kohë ideale për të vëzhguar yjet, pasi qielli i errët pa dritën e hënës ndihmon në vëzhgimin e trupave qiellorë, siç është Mjegullnaja Dumbbell (M27), e cila është e dukshme me një teleskop midis yjeve Altair dhe Deneb, sipas NASA-s.

Hëna e zezë e radhës do të ndodhë më 31 gusht 2027. Në këtë rast, do të jetë hëna e dytë e re në të njëjtin muaj, një ngjarje po aq e rrallë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›