E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset aksidentalisht me armë gjahu 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Ura e Shtrejt në Shkodër.

Një 57-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë gjahu. 57-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›