E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj pesë punonjësve të Bashkisë Vlorë, përfshirë drejtues dhe punonjës të ndërmarrjeve të pastrimit dhe bordit të kullimit.

Të proceduarit janë: F. T., 31 vjeç, Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit, si dhe L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, tre manovratorë pranë të njëjtës ndërmarrje.

Sipas policisë, më 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane ka rënë zjarr si pasojë e temperaturave të larta. Punonjësit e lartpërmendur dyshohet se kanë neglizhuar përmbushjen e detyrës, duke mos ndërhyrë në kohë për shuarjen e zjarrit, çka ka sjellë ndotje të mjedisit.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›