E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset aksidentalisht nga helika e një skafi 17-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë. Një person, i i dentifikuar si Santiago Çerçizi, 17-vjeç është aksidentuar në det.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›