E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar në zonën e Institutit në Kamëz.

Policia e Tiranës njoftoi se ai u paraqit vetë në spital rreth orës 22:20 të mbrëmjes së të dielës. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, më 24 nëntor, uniformat blu njoftuan se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Policia thotë se po vijon punën intensive për kapjen e shtetasit me inicialet F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›