E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, turizmi dhe BE-ja në fokus, Elisa Spiropali në Kroaci

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon këtë të hënë, më 24 nëntor, një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj kroat, Gordan Grlić-Radman.

Më pas, do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›