E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë zjarri një person te “Farmacia 10” në Tiranë, policia vihet në kërkim të autorit

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri brenda një lokali në kryeqytet, mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 19:10 në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” në Tiranë është regjistruar një incident me armë zjarri.

Shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor i Policisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit

Njoftimi i plotë: Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›