E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagoset me armën e shërbimit efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës! Ja si paraqitet gjendja e tij

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Baza Ajrore Kuçovë

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja është regjistruar sot rreth orës 16:46, ku efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull.

Atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do të vijojë trajtimin e specializuar.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të efektivit janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia Ushtarake po kryen procedurat për dokumentimin e rastit, si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

INFORMIM:

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›