E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me gomone turistin gjerman në Vlorë, Gjykata lë në “detyrim paraqitje” Krenar Velajn

Gjykata e  Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “ Detyrim paraqitje” për Krenar Velaj.

Ky i fundit ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist gjerman në plazhin e Gjipesë.

Sipas policisë, Velaj po lundronte jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.

Turisti u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›