E Diel, 1 Nëntor 2026

Me armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani, arrestohet në Rinas shqiptari me nënshetësi kanadeze

Një person është arrestuar në Rinas pasi akuzohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri në Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Tranzit” u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada, njofton policia.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Shtetasi A.Q akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›