E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një plagosje e dyfishtë ndodhi të dielën në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet. Pas një konflikti, Gert Latifi plagosi rëndë me thikë dy vëllezërit Rrest dhe Viliardo abazaj.

Menjëherë autori u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia arriti që ta arrestojë atë teksa ishte fshehur në një hotel në Lushnje.

Bashkë me autorin u kap edhe një 17-vjeçar, i cili po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Në momentin e arrestimit, 35-vjeçarit iu gjetën mbi 1000 euro, një sasi kokaine si dhe thika me të cilën kreu plagosjen.

Dy vëllezërit aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›