E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me thikë një person në Kuçovë dy vite më parë, kapet në Greqi dhe ekstradohet 26-vjeçari

Besmir Ajazi, 26 vjeç është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë ditën e sotme.

I riu akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›