Plagosja e çiftit në Kavajë, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Policia e Kavajës ka gjetur pasditen e kësaj të premte armën e zjarrit me të cilën autori 56-vjeçar Shpëtim Osmani plagosi dy komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami Disha dhe Nadire Disha.
Sipas njoftimit zyrtar, arma u gjet e fshehur në një mur.
“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.
Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/vizionplus.tv