E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Ushtronin prostitucion, arrestohen dy rumunet në Fier

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, vihen në pranga 2 shtetase nga Rumania, Ionela Duroi dhe Gabriela Burtea.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›