E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje me armë në Tiranë, arrestohet autori

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet në zonën e Kombinatit.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se menjëherë pas krimit është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.

Mësohet gjithashtu se dy persona në gjendje të dehur të cilët kanë lidhje familjare janë konfiktuar për motive të dobëta, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë, duke e plagosur lehtë.

Gazetari Barkaj mëson se autori i dyshuar i ngjarjes ka qëlluar me armë mbi burrin e motrës duke e plagosur lehtë në këmbë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›