E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në zonën e Sauk.

Një person ka mbetur i plagosur në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa dyshohet se është përdorur armë zjarri, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

I plagosuri është dërguar në një spital privat në Tiranë me plagë në shpatull.

 Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Zona është rrethuar dhe po kryhen veprimet e para procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›