E Diel, 1 Nëntor 2026

Plane për fundjavën? Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Kjo fundjavë në Shqipëri pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm dhe temperatura të buta pranverore. Ditën e shtunë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin në rreth 6°C. Gjatë mesditës dhe pasdites temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 19°C në zonat e ulëta të vendit, ndërsa në zonat malore do të mbeten më të freskëta, raporton IGJO. RESHJET Sot pasdite (e premte, dt. 06) dhe nesër (e shtunë, dt. 07) nuk priten reshje në të gjithë territorin. TEMPERATURA Nesër (e shtunë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 18 °C në vendet e ulëta: 6 / 19 °C në vendet malore: 2 / 15 °C ERA Sot pasdite (e premte, dt. 06) dhe nesër (e shtunë, dt. 07) era pritet të fryjë e lehtë. Për më shumë:

Edhe dita e diel pritet të sjellë kushte të ngjashme atmosferike, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell në pjesën më të madhe të territorit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›