Plani Europian i rritjes ekonomike, kalimi i 922 milionëve 2025-2026

Nga 922 milionë euro gjithsej të Planit ekonomik të rritjes për 3 vjet, Shqipëria ka marrë në pak më shumë se një vit 164 milionë. Pritmëria e vitit 2026 është ritmi i përthithjes të jetë më i lartë krahasimisht me të dhënat që analizojnë efektet.
“Ky është një instrument i ri që i bashkohet një instrumenti para anëtarësimit, që kemi më shumë se 20 vite që e zbatojmë. Një instrument i ri i cili presupozon që në administratën tonë të kemi një kulturë të standardizimit dhe të protokollit të procesit të zbatimit të një reforme. Duhet të jetë shumë e qartë brenda administratës tonë kush bën çfarë”, u shpreh Hackaj.
Sipas znj. Haçkaj sfidat lidhen me përpunimin e mekanizmit të reformave.
“Aktualisht BE është duke përgatitur edhe kuadrin e ri financiar për periudhën 2028-2034 do ti ngjaj shumë instrumentit të reformave”, tha ajo.
Por një sfidë më e gjerë prek provën nëse pas këtyre reformave Në fund të 2027-s vendet e rajonit do të arrijnë të performojnë drejt objektivit për rritje ekonomike rreth 10%.
“Instrumenti për reformat në rritje mbaron në 2027 dhe vlerësimi final i tij do ta shikojmë nëse vërtet ky instrument ka arritur të prodhoj impaktin në ekonomi”, theksoi ajo.
/rtsh.al/