E Premte, 6 Nëntor 2026

Plani për vrasjen e Ervis Martinajt/ SPAK kërkon vite burg për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Flash

Lapsi.al 5 November 2026

Plani për vrasjen e Ervis Martinajt/ SPAK kërkon vite burg për

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për realizimin e atentateve gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Duka.

Çështja është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, ku hetimet u mbështetën në mijëra komunikime të zbardhura në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave u zbuluan plane dhe episode të ndryshme të përplasjes mes grupeve kriminale.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, ndërsa Erigers Mihasi u ekzekutua në një atentat në Tiranë.

Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si një prej njerëzve të afërt me Ervis Martinajn. Duka u shpall fajtor si organizator i ekzekutimit të Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›